Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë: BE-ja pritet t’i vendosë embargo naftës ruse

Ministri i Ekonomisë në Gjermani, Robert Habeck ka thënë se Bashkimi Evropian me shumë gjasë do të pajtohet që t’i vendoset një embargo naftës ruse brenda pak ditësh.

Habeck ka paralajmëruar se vendosja e embargos nuk do ta dobësojë menjëherë Kremlinin, pasi rritja e çmimeve po i mundëson atij të grumbullojë më shumë të ardhura duke shitur vëllime më të ulëta të naftës, shkruan BBC.

Prandaj, në konsideratë është që të mos paguajmë më “asnjë çmim” për naftën, por të biem dakord për kufijtë e sipërm.

Megjithatë, që kjo të funksionojë, shumë vende do të duhet të marrin pjesë.

Hungaria ka thënë se do ta vë veton ndaj propozimit të BE-së duke e quajtur atë të papranueshme dhe diçka që e shkatërron ekonominë hungareze.

LEXO EDHE:

Back to top button