Ministri i Jashtëm Izraelit pretendon se sulmet ndaj Iranit e vonuan ndërtimin e një bombe bërthamore me “2 ose 3 vjet”

Ministri i Jashtëm Izraelit pretendon se sulmet ndaj Iranit e vonuan ndërtimin e një bombe bërthamore me "2 ose 3 vjet"

Izraeli e ka vonuar mundësinë e ndërtimit të një bombe bërthamore nga Irani me “të paktën dy ose tre vjet” pas kryerjes së sulmeve të fundit ndaj Iranit, deklaroi Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Sa’ar, në një intervistë, raporton CNN.

“Ajo që bëmë deri më tani ishte shumë domethënëse. Besoj se, sipas vlerësimit që dëgjojmë, e kemi shtyrë tashmë për të paktën dy ose tre vjet mundësinë që (Irani) të ketë një bombë bërthamore”, tha Sa’ar në një intervistë me grupin mediatik Axel Springer..

Fakti që Izraeli ka vrarë një numër zyrtarësh ushtarakë iranianë që nga 13 qershori është “jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Sa’ar, duke vënë në dukje se ai nuk “beson” në diplomacinë me Iranin.

“Nuk besoj aq shumë në diplomacinë me Iranin. Të gjitha përpjekjet diplomatike deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme”, tha ai.

“Ne kemi arritur shumë, por do të bëjmë çfarëdo që mundemi. Nuk do të ndalemi derisa të bëjmë gjithçka që mundemi atje për të hequr këtë kërcënim (nga Irani)”, shtoi Sa’ar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button