Ministri kinez i Mbrojtjes takohet me Putinin

Ministri kinez i Mbrojtjes takohet me Putinin

Putin tha se Rusia dhe Kina po bashkëpunojnë ngushtë për çështjet strategjike.

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Li Shangfu, përshëndeti lidhjet ushtarake të vendit të tij me Moskën pas një takimi me presidentin rus Vladimir Putin.

“Kjo është vizita ime e parë jashtë shtetit që nga marrja e detyrës si ministër i Mbrojtjes i Kinës. Zgjodha posaçërisht Rusinë për këtë në mënyrë që të theksoj natyrën e veçantë dhe rëndësinë strategjike të lidhjeve tona dypalëshe,” tha Li në fjalën e tij, e cila transmetua e përkthyer në TV rus.

Kina po qëndron neutrale në rastin e pushtimit rus të Ukrainës, por shtetet perëndimore e kanë akuzuar Pekinin për mbështetjen e heshtur të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Li: Lidhje shumë të forta dhe të qëndrueshme

“Ne kemi lidhje shumë të forta,” shtoi Li. “Ato i kalojnë aleancat ushtarako-politike të kohës së Luftës së Ftohtë… Janë shumë të qëndrueshme”.

Në takimin, ku mori pjesë edhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, Putin përshëndeti bashkëpunimin ushtarak”të besuar” dhe “strategjik” me Kinën.

“Ne po punojmë gjithashtu në mënyrë aktive përmes lidhjes së departamenteve ushtarake, shkëmbejmë rregullisht informacione të dobishme, bashkëpunojmë në fushën e bashkëpunimit ushtarak-teknik, kryejmë stërvitje të përbashkëta”, tha udhëheqësi rus.

Vizita e ministrit kinez të Mbrojtjes Li në Rusi do të zgjasë deri më 19 prill. /DW

 

LEXO EDHE:

Back to top button