Miratohet plani kombëtar për vaksinimin kundër COVID-it

Pasi ekzekutivi i dha dritë jeshile planit për imunizim të popullsisë kundër virusit korona, autoritetet kompetente vihen në lëvizje për zbatimin e tij. Vaksinat anti kovid ende nuk kanë arritur në vend, edhe pse sfida për sigurimin e tyre zhvillohen në disa fronte.

Në bazë të planit që e miratuam në seancën e djeshme, vaksinimi do të bëhet në tre faza, ndërsa vaksinat e para që presim të arrijnë nga kompania Pfizer që është në fillim të muajit shkurt’ deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhënësi i Qeverisë.

Për vaksinën kineze nuk do të ndiqet procedura e njëjtë e furnizimit si me ato amerikane. Drejtori i Agjencisë së Barnave Lirim Shabani tha se cila do qoftë vaksinë që vjen e para do të veprojnë menjëherë.

Varësisht prej marrëveshjes ne do ta aprovojmë menjëherë për ti kryer procedurat interne deri në lëshimin në përdorim të vaksinës kineze- pohoi Lirim Shabani, Drejtor i Agjencisë së Barnave MALMED.

 Vaksina Kineze SinoVac nuk do ketë nevojë për kushte të posaçme të ruajtjes në temperatura të ulëta ekstreme. Sipas autoriteteve ajo mund të ruhet në frigoriferë të thjeshtë nga 0 deri -20°C.

Ministria e Shëndetësisë

Deri në fund të javës presim përgjigje nga prodhuesi kinez i vaksinave për sasinë, të cilën mund ta presim nga atje. Bëhet fjalë për 200 mijë doza nga vaksinat ‘CoronaVac’ kundër CoVid-19, të cilat do ti marrim me një kontingjent të vetëm”

Ndërkohë kanë arritur edhe dy frigoriferë të tjerë të posaçëm për ruajtjen e vaksinës së kompanisë Pfizer. Por, nga dy të parët vetëm njëri është aktivizuar dhe mbetet i zbrazët. Tre të tjerët janë në depo meqë ende nuk ka vaksinë. Një sistem elektronik monitoron hapësirën për defekte eventuale.

Adnan Qaili, Gazetar

“Në një nga dhomat e sterilizuara të Institutit të Transfuziologjisë, këtu janë frigoriferët për deponim të vaksinës anti kovid. Njëri prej tyre i posa ardhur është edhe ky frigorifer me deri -80°C që ka temperaturën optimale për ruajtjen e vaksinës Pfizer, ku kapaciteti tij është rreth 100 mijë doza”

 Ndërkohë Pfizer ende nuk ka kthyer përgjigje tek autoritetet serbe për ti hapur rrugë certifikimit të 8 mijë vaksinave për tu nisur drejt Shkupit. Për 833 mijë vaksinat që ne i presim përmes sistemit Covax, Qeveria në fillim të dhjetorit ndau afër 7,96 milion euro. Furnizimi përmes platformës Covax do të kushtojnë 10 dollarë për njësi, kosto për të cilën shteti ynë pagoi avans prej mbi 1.1 milion euro.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button