Mirëmbajtja e gjelbërimit në kryeqytet lë për të dëshiruar, bari mbi 10 centimetra

Mirëmbajtja e gjelbërimit në kryeqytet lë për të dëshiruar, bari mbi 10 centimetra

Gazetare: Evi Shkopi

Institucionet kanë lënë që pranvera të lulëzojë plotësisht në parqet e kryeqytetit duke lënë barin të pakositur për një periudhë më të gjatë.

“Parqet në shumë komuna në kryeqytet janë lënë pas dore më barin i cili ka arritur deri në disa centimetra. Punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërime” janë kujdesur që të mirëmbajnë parqet që janë më të dukshme apo më pranë rrugëve, ndërsa parqet që janë më në brendi të lagjeve janë lënë pas dore”, raporton Evi Shkopi, gazetare.

“Ka të tilla, ka të tilla. Shikoni kur bari është deri në 10 cm edhe nuk pengon, megjithatë kur rritet më shumë nuk është bukur, bëhet vendgrumbullim për viruse, baktere, rriqra dhe çdo gjë qe sjell pranvera”.

“Ata kositin, por si kositin as ne nuk e kuptojmë. Po është rrezik, duhet të dalin më shpesh në terren.”

“Më pengon, mua shumë, por fëmijëve edhe më shumë. Po, është e rrezikshme.”

“Si nuk na pengon, gjithë mbeturina. Përse pyesni nuk e kuptoj? dhe çfarë pasi themi se jemi të pakënaqur?
– Atëherë do të dalin në terren menjëherë.
-Aaaa hallall të qoftë.”

Në krye të Ndërmarrjes Publike “ Parqe dhe Gjelbërime” aktualisht është Sefi Shabani i cili në këtë post u emërua vetëm 3 ditë më parë dhe nga sot ekipet e ndërmarrjes kanë nisur me aksionet për mirëmbajtjen e parqeve. Para tij këtë post e mbante Zuhejr Rexhepi përndryshe Shabani është drejtori i 4 me radhë në krye të kësaj ndërmarrjeje që kur me qytetin e Shkupit udhëheq Danella Arsovska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button