Miroslav Lajçak: 16 modele për Asociacionine e komunave serbe në Kosovë

Miroslav Lajçak: 16 modele për Asociacionine e komunave serbe në Kosovë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është cituar të ketë deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Qeveria  duhet ta sheh si obligim dhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë e jo si kërcenim apo dënim.

Sipas tij, janë 16 modele ekzistuese funksionale që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve, ndërsa ka thënë se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane. Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se s’duhet të ketë frikë. Askush s’ka për interes të dobësojë funksionalitetin e Kosovës.

Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës sipas standardeve evropiane. Në fund ai ka përkujtuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se Asociacioni mund të bëhet, por se duhet marrë parasysh gjetjet, të cilat  duhet të definohen në dialog.

LEXO EDHE:

Back to top button