Misteri/ Kode QR shfaqen në 1000 varre të Mynihut, Policia nis hetimet
Misteri/ Kode QR shfaqen në 1000 varre të Mynihut, Policia nis hetimet

Policia në Mynih po heton një mister: Më shumë se 1,000 ngjitëse u vendosën në gurët e varreve dhe kryqe druri në tre varreza në qytetin gjerman, pa asnjë tregues se nga erdhën dhe pse.
Ngjitëset 5×3,5 centimetra (1,95×1,2 inç) janë të printuara me një kod QR, i cili, kur skanohet, tregon emrin e personit të varrosur në varr dhe vendndodhjen e tij në varreza – por asgjë tjetër.
“Nuk kemi gjetur ende ndonjë model pas kësaj. Ngjitëset u vendosën si në gurët e varreve me dekada të vjetra, ashtu edhe në varre shumë të reja, që deri më tani kanë vetëm një kryq prej druri, “tha zëdhënësi i policisë Christian Drexler për Associated Press të mërkurën.
“Njerëzve që kanë parë se dikush ka vendosur ngjitësit në varre, u kërkohet të kontaktojnë administratën e varrezave përkatëse,” tha Drexler.
Ngjitëset u shfaqën ditët e fundit në varrezat Waldfriedhof, Sendlinger Friedhof dhe Friedhof Solln.
Policia jo vetëm që po përpiqet të zbulojë se kush qëndron pas afisheve, por po heton edhe dëme materiale, pasi gurët e varreve u dëmtuan pjesërisht dhe u zbardhën me heqjen e afisheve./ AP.