MLS vendos gjobë për Lionel Mesin dhe Luis Suarezin

MLS-ja ka vënë dy gjoba për yjet e Inter Majamit, Lionel Mesin dhe Luis Suarezin. Kjo vjen pasi që të dy lojtarët kishin kapur nga qafa lojtarët kundërshtar të Nju Jork Siti, në ndeshjen e fundjavës së kaluar. Në të dyja rastet, Komiteti Disiplinor i ligës tha se lojtarët shkelën “politikën e MLS-së në lidhje me duart drejt fytyrës/kokës/qafës” të një kundërshtari. Shuma e gjobave nuk ishte e specifikuar.

Pas ndeshjes, Mesi shkoi tek arbitri për të protestuar dhe mori një karton të verdhë . Më vonë ai debatoi me një ndihmës trajner të Nju Jorkut dhe e kapi për qafe. Në rastin e Suarezit, sulmuesi kapi nga qafa mbrojtësin Birk Risa gjatë pjesës së parë.

Kjo ndeshje midis Inter Majamit dhe Nju Jork Sitit, është mbyllur 2-2 me “La Pulga” që kishte bërë dy asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button