Moderna nis testimet e vaksinës për variantin e Afrikës së Jugut

Kompania Moderna nis sot testet e saj klinike për vaksinën e krijuar mbi variantin e ri të Afrikës së Jugut pasi rezulton si varianti i cili kundërshton pjesërisht imunitetin e krijuar nga trupi përballë virusit. “Ne kemi dërguar doza të vaksinës kundër variantit të Afrikës së Jugut për një studim klinik. Jemi të bindur se kemi gjetur formulën e duhur kundër tij”, thanë zyrtarë të kompanisë nëpërmjet një deklarate. Gjithashtu kompania njoftoi zotimin e saj për rritjen e prodhimit të sasisë së vaksinave për këtë vit nga 600 në 700 milionë doza.

 

LEXO EDHE:

Back to top button