‘Moderna’ përgatit vaksinën përforcuese kundër Omicron

Një dozë e vaksinës përforcuese kundër Omicron mund të jetë gati deri në vjeshtë, njoftoi sot drejtori ekzekutiv i ‘Moderna’, Stephane Bancel.

Kompania farmaceutike aktualisht është duke punuar për prodhimin e një doze përforcuese kundër variantit më të ri Covid-19, njoftoi Bancel. Doza përforcuese është gati për t’u bërë pjesë e provave klinike.

Në “Squawk Box” të CNBC, Bancel tha se, doza përforcuese mund të kryehet në krahë në çdo farmaci duke nisur që nga vjeshta.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përpiqemi të qëndrojmë përpara një virusi dhe jo pas virusit”, tha ai.

Injeksioni aktual përforcues ‘Moderna’, një gjysmë doze, rrit 37-fish nivelet e antitrupave neutralizues kundër Omicron-it. Një dozë e plotë rrit efektivitetin 100-fish.

Omicron besohet të jetë variant më i transmetueshëm duke shkaktuar një rritje të rasteve, mbingarkim të spitaleve, dhe mbyllje të shkollatve dhe bizneseve. Por, në krahasim me variantin delta, disponueshmëria e vaksinës ka nënkuptuar që infeksionet po shkaktojnë simptoma më pak të rënda ose po shfaqen krejtësisht asimptomatike.

‘Moderna’ ka nënshkruar një marrëveshje me Britaninë e Madhe, Korenë e Jugut, Zvicrën për blerje të avancuara të dozave përforcuese me vlerë 18.5 miliardë dollarë sapo ato të jenë të disponueshme.

LEXO EDHE:

Back to top button