Modriç, mungesë e gjatë për shkak të lëndimit!

Luka Modriç është një nga mesfushorët më të mirë në rolin e tij, teksa është një lider i padiskutueshëm te Real Madrid dhe Kroacia. Por një lajm aspak i mirë për trajnerit Karlo Ançeloti vjen nga mesfushori, i cili ka luajtur të dyja ndeshje e plota me Kroacinë në Ligën e Kombëve, dhe ka një mbingarkesë muskulore në ijë.

Reali i Madridit pret që ai të jetë në formë të plotë për “El Casicon”, që do të luhet më 16 tetor. Lajmi u konfirmua nga klubi “Los Blancos”, që bëri të ditur se numri “10”, i kthyer sot në Madrid, është stërvitur në palestër. Analizat kanë konstatuar se ai vuan nga një mbingarkesë në ijë, e cila do ta detyrojë të ndalojë për rreth një javë.

Ai me siguri do të mungojë në ndeshjet kundër Osasunës (2 tetor), Shakhtarit (5 tetor) dhe Getafes (8 tetor) dhe pritet që të ketë disa minuta në ndeshjen e kthimit me ukrainasit në Ligën e Kampionëve (11 tetor), për të qenë në gjendjen më të mirë të mundshme në “El Clasicon”, kundër Barcelonës, në “Bernabeu” (16 tetor, ora 16:15).

LEXO EDHE:

Back to top button