Modriç: Plani është të luajë edhe në finalet e Ligës së Kombeve

Kroacia fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Marokut, ndeshje e vlefshme për medaljen e bronztë te Kupës së Botës. Pas ndeshjes, mesfushori legjendar i Kroacisë dhe i Real Madrid është shprehur se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

 

“Bëmë diçka të mrekullueshme për Kroacinë dhe futbollin kroat. Donim medaljen e artë, ishim shumë pranë. Fatkeqësisht nuk patëm sukses dhe na vjen keq por në fund duhet të jemi të lumtur dhe krenar me atë që kemi bërë dhe si kemi luajtur. Shkojmë në Kroaci si fitues, këtë donim të arrinim. Tani le të kënaqemi.

 

Liga e Kombëve dhe kualifikueset e Europianit?

Ky është plani. Kur arritëm në finalet e Ligës së Kombeve, unë mora pjesë në të dhe do të ishte e pakuptimtë nëse nuk do të luaja deri në fund. Kështu që, pas finaleve do të shohim por unë dua që të luaj dhe të fitoj Ligën e Kombëve”, u shpreh Modriç.

LEXO EDHE:

Back to top button