Mogamedxhi Nurov, në çerekfinale të Botërorit në Serbi

Reprezentuesi i Maqedonisë në mundje, Mogamedxhi Nurov, me fitore ka nisur paraqitjet në Kampionatin Botëror të mundjes në Beograd të Serbisë. Në raundin e parë eliminator, në 1/8 e finales të kategorisë deri më 97kg, Nurov mundi kinezin Muhiete, me rezultat 14-4. Në çerekfinale, Nurov do të përballet me gjeorgjianin Marashvili.

Reprezentuesi tjetër, Besir Alili, e nisi me disfatë në kategorinë deri më 57 kg, duke pësuar disfatë nga mundësi i Iranit, Reza Atrinagarçi me rezultat 11-1.

Ditë më parë, Dejan Mitrov, humbi në sfidën e repasazhit, ndërsa eliminim të hershëm përjetuan Fati Vejseli dhe Vlladimir Egorov.

Kujtojmë se sot Zalimkhan Akbarov, ka mundësi që të sigurojë medaljen e artë për Shqipërinë, në kategorinë deri me 57 kg, pasi që në finale përballet me amerikanin Patrik Gillman.

LEXO EDHE:

Back to top button