Momenti kur vajza kapet për flokësh nga dy majmunë në një kopsht zologjik

Momenti kur vajza kapet për flokësh nga dy majmunë në një kopsht zologjik

Ky është momenti kur një vajzë u kap prej flokësh nga dy majmunë pasi ajo po lëvizte dorën e saj në drejtim të tyre te gardhi me tela. Ngjarja ndodhi në një kopsht zoologjik meksikan.

Videoja, tregonte majmunët që qëndronin të ngjitur në telat e gardhit dhe e tërhoqën vajzën drejt tyre duke e kapur nga flokët, derisa ajo bërtiste.

Fatmirësisht ajo arriti të shpëtonte nga ata dhe nuk u duk se pësoi lëndime, transmeton Telegrafi.

Incidenti filloi kur vajza po mbante celularin e saj në njërën dorë dhe tentoi të regjistronte veten duke ‘goditur’ lehtë pjesën e gardhit me tela ku qëndronte njëri nga majmunët.

@greciadlg29♬ kiss me more – audios &lt3

LEXO EDHE:

Back to top button