Mos vallë erdhi koha që Butrinti të publikojë këngën që ia zbuloi modelja e njohur?

Butrinti do publikojë shumë shpejt këngën e re. Këtë na e ka treguar vetë Butrinti, i cili ka publikuar një video në Instastory ku shihet në studio duke kërcyer teksa ka shkruar: “Mood, kur pe nij next song!”

Me sa kuptojmë nga kjo video bëhet fjalë për një këngë ritmike, por na mbetet të presim edhe pak. Artisti nuk ka dhënë ende asnjë detaji tjetër por ne kemi nisur numërimin mbrapsh.

Në fakt, gjatë verës në rrjet qarkulloi edhe një video e modeles së njohur Dorina Gegiçi, e cila shfaqet duke kërcyer nën tingujt e këngës së re të Butrintit, duke na lënë të kuptohet se do jetë pjesë e klipit. Kënga duket të jetë shumë ritmike, teksa ra në sy edhe komenti i Butrintit që shkruante asokohe “Phantom”, dhe mendohet se ky është titulli i këngës.

Por, për arsye që ende nuk i dimë kënga nuk është publikuar. Mundësitë janë të mëdha që kënga e radhës për të cilën Butrinti na flet të jetë pikërisht kjo.

Pak ditë më parë Butrint Imeri ka publikuar në kanalin e tij në You Tube dhe në rrjetet sociale një këngë 1:36 minuta të gjatë, si një surprizë të bukur për fansat. Ai shihet i ulur në tokë teksa këndon për dashurinë. Edhe një herë, këngëtari na vjen me nota melankolike duke na treguar për mallin që e mundon për ‘atë’ që është larguar papritur. (në këngë) Projekti titullohet “Anlasana” dhe për shumë fansa ky ishte një emër i dëgjuar, madje edhe vija melankolie. Bëhet fjalë pikërisht për këngën e turkut Haluk Levent, e cila mban të njëjtin titull.

Pak ditë më parë në Internet qarkulloi kënga e re e këngëtarit e titulluar “Gjeje”. Natyrisht ishte vetëm në versionin audio dhe nuk dihet se si kjo këngë ka dalë nga studioja për tu shpërndarë në rrjet pa lejen e tij.

Tashmë ajo është fshirë nga YouTube, teksa vetë Butrinti nuk ka reaguar rreth kësaj teme.

LEXO EDHE:

Back to top button