Mos vallë Tayna-n së shpejti do e shohim edhe në kinematografi?


Tayna është padyshim një nga emrat më në zë në tregun shqiptar, e cila brenda një kohe të shkurtër arriti të depërtonte në muzikën shqiptare duke korrur goxha sukses. Dhe sikundër e dimë, suksesi edhe shpërblehet ndër të tjera edhe nga ana monetare dhe kujtojmë këtu se reperja renditet si një nga më të paguarat në tregun tonë.

E teksa po bën namin në muzikë, Tayna duket se paska plane të tjera dhe na bëri lëmsh këtë të martë. Ajo ka publikuar një video në Instastory ku tregon se po sheh një serial latin dhe ka treguar se ka një surprizë për të gjithë.

Duke bërë lidhjen e asaj çka ka paraqitur në Instagram, pra serialin dhe fjalën “surprizë” natyrshën të shkon mendja se këngëtarja mund të marrë pjesë në ndonjë projekt kinematorgafik, por asgjë nuk mund të thuhet me siguri.

Sikundër e kemi parë Tayna është vajza e surpizave dhe kush e di çka rezervuar këtë herë.

“Kujt i kujtohet ky serial? Kam një surprizë për ju!”, shkruan ajo.

Diçka dihet me siguri, që autorja e hitit “Doruntina” do shkëlqejë edhe në këtë projekt, si në çdo hap që hedh. Kujtojmë se Tayna numëron disa hite në repertorin e saj, kurse së fundmi ka shënuar një hap të ri në karrierë, duke nënshkruar kontratë me “Sony Music” në Gjermani.

Ndërkohë, momentalisht po shijon super suksesin e këngës Bass që lançoi disa ditë më parë dhe u mirëprit shumë nga fansat dhe numëron miliona klikime.

LEXO EDHE:

Back to top button