Moska kërcënon Moldavinë: Ç’do veprim që kërcënon trupat tonë, përbën sulm ndaj Rusisë

Moska kërcënon Moldavinë: Ç'do veprim që kërcënon trupat tonë, përbën sulm ndaj Rusisë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka paralajmëruar se çdo veprim që kërcënon trupat e saj në rajonin separatist të Moldavisë, Transnistria, do të shihej si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vetë Rusisë dhe do të shkaktonte një “përgjigje adekuate”.

“Çdo veprim që kërcënon sigurinë e tyre do të konsiderohet sipas ligjit ndërkombëtar si një sulm ndaj Federatës Ruse”.

Paralajmërimi i sotëm erdhi një ditë pasi ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se Ukraina po planifikonte të pushtonte rajonin separatist moldav të Transnistrias, pasi organizoi një operacion me flamur të rremë.

Rajoni i Transnistrisë u shkëput nga Moldavia e atëhershme sovjetike në vitin 1990 dhe kontrollohet nga separatistët rusë.

Ministria ruse pretendoi të enjten se Ukraina – e cila kufizohet me Moldavinë – përbënte “një kërcënim të drejtpërdrejtë” për trupat ruse në rajonin rusofolës.

Qeveria e Moldavisë hodhi poshtë akuzat, duke bërë thirrje për qetësi dhe që publiku të merrte informacionin nga burime zyrtare dhe të besueshme të Republikës së Moldavisë.

LEXO EDHE:

Back to top button