Mot kryesisht i ngrohtë, njihuni me temperaturat për fundjavë

Mot i ngrohtë me temperatura deri në 20 gradë do të mbajë edhe gjatë fundjavës, por nga e hëna nën ndikimin e një vale të re të lagështisë do të ketë përsëri reshje shiu. Nesër dhe pasnesër gjatë mëngjesit nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Të dielën do të kemi mot kryesisht me vranësira me erë në drejtimin jugor, kurse gjatë pasdites në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut. Të hënën do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu. Do të ketë reshje shiu edhe të martën pasdite. Temperaturat ditore deri të mërkurën do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, thonë parashikuesit e motit.

LEXO EDHE:

Back to top button