Mot me diell dhe vranësira, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima


Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vende-vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa e ditës prej 26 deri 31 gradë.Indeksi UV do të arrijë 7.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër lokal dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë, ndërsa e ditës deri 31 gradë.

Ditëve në vijim paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

Të mërkurën në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa lokalisht proceset do të jenë më intensive.

Mot më i qëndrueshëm dhe pak më i ngrohtë pritet nga fundi i javës së ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button