Moti i keq, “rekord” aksidentesh në rrugët e Shqipërisë

Moti i keq, “rekord” aksidentesh në rrugët e Shqipërisë

9 aksidente janë regjistruar për 5 orë paraditen e kësaj të shtune në të gjithë Shqipërinë si pasojë e motit me shi.

Rreth orës 6 të mëngjesit ndodhi aksidenti i parë në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Luzat”.

Pak orë më vonë një makinë është përmbysur në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Gjatë lëvizjes automjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Ndërkohë një tjetër mjet është përmbysur në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.

Një betoniere është përplasur me trafik-ndarëset e rrugës e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetas nga Kosova i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Gjithashtu në Kukës gjatë ditës së sotme janë shënuar edhe 3 aksidente të tjera me tre të plagosur.

Në Fier janë regjistruar dy aksidente ku gjithashtu shkak është bërë moti i keq dhe lagështia në rrugë

Dy makina janë përplasur kokë më kokë ku për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer 65 vjeçar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në Portez, ne vendin e quajtur Cesma e Mbyetit dy automjete tip “ Volsëagen” dhe “Toyota” janë përplasur me njëra- tjetrën. Si pasoje e përplasjes nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Edhe në Elbasan një makinë ka përplasur një motor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes./Gazeta Express

LEXO EDHE:

Back to top button