Moti i ligë në Greqi i merr jetën pesë personave, në mesin e tyre një foshnje


Zv/ministri për Mbrojtje Civile në Greqi, Nikos Hardaljas sot njoftoi se si pasojë e motit të ligë në ishullin Evija kanë ndërruar jetë pesë persona.

“Për momentin, zyrtarisht, nga informacionet që kemi, kanë ndërruar jetë pesë bashkëqytetarë kurse dy rezultojnë të zhdukur”, tha Hardaljas.

Mësohet se në mesin e viktimave është edhe një foshnje tetë muajshe, kurse ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 55 persona, prej të cilëve tetë janë shpëtuar me ndihmën e helikopterit.

LEXO EDHE:

Back to top button