Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme të shiut

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme të shiut

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme të shiut, vende vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit të imët. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 15 deri në 22 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në disa pjesë të luginës mot jo-stabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave, erë të përforcuar dhe kushte për mot të ligë. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button