Moti sot me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 24 gradë

Moti sot me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 24 gradë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e pasdites priten reshje të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 18 deri në 24 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 12 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 22 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button