Moukoko shënon e vendos rekord në Bundesligë

Borusia Dortmund ka humbur ndeshjen ndaj Union Berlinit në kuadër të xhiros së 13-të të Bundesligës, por pavarësisht kësaj, goli i Jusufa Moukoko ka marrur vëmendjen e të gjithëve. Ndeshja pëfrundoi me rezultatin 2-1 në favor të Union Berlin, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Jousoufa Moukoko, i cili është vetëm 16 vjeçar.

Ai vendosi një rekord të ri në Bundesligë si golashënuesi më i ri me 16 vjetë e 28 ditë. Një rekord që vjen menjëherë pas rekordit në Ligën e Kampionëve , ku regjistroi rekordin e futbollistit më te ri në elitën e futbollit evropian. Ndryshe kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që Moukoko paraqitet në formacionin e parë , pas lëndimit të Erling Hallandit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button