MPB-ја regjistron 259 shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

MPB-ја regjistron 259 shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 259 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 97 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, një për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 2 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button