MPB: 166 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në mbarë vendin

MPB: 166 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në mbarë vendin

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 166 shkelje të rregullave të trafikut që kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë.

Gjatë këtij aksioni policia ka regjistruar 7 makina të cilat kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuara, ndërkohë që dy makina të tjera kanë lëvizur madje 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuara.

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë regjistruar dhe 70 makina që kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 96 të tjera jashtë mjediseve urbane./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button