MPB: 299 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 299 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se gjatë ditës së djeshme, ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 299 drejtues automjetesh.

Prej tyre, 13 automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 153 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 146 jashtë vendbanimit.

LEXO EDHE:

Back to top button