Mucunski: “Branitiellat” dhe UÇK-ja s’mund të jenë të barabartë!

Mucunski: “Branitiellat” dhe UÇK-ja s’mund të jenë të barabartë!

Gazetare: Semra Musai

Nënkryetari i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski thotë se “branitellat” dhe ish luftëtarët e UÇK-së nuk mund të kenë status të barabartë. Në Programin 200, Mucunski shpalosi detaje nga pr/ligji i VMRO DPMNE-së për “branitellat” ndërsa nuk tregoi nëse partia e tij do të mbështeste nismë ligjore për statusin juridik të ish UÇK-së.

“Për mua nga kjo perspekitë duke e shikuar 20 vite pas nuk ka logjikë të trajtohen në mënyrë të barabartë pasi njëra kategori ka mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.

Mucunski tha se nuk mban mend që BDI-ja të ketë dorëzuar ndonjëherë në parlament pr/ligj për statusin e ish UÇK-së.

“Në periudhën për aq kohë sa unë kam qenë deputet në parlament nuk e mbaj në mend se ka pasur një gjë të tillë”, u shpreh Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja përmes pr/ligjit të ri për “Branitellat” që pritet ta dorëzojnë në kuvend së shpejti, synon të rregullojë edhe statusin e një kategorie të vogël të ushtarëve që nuk janë dëmshpërblyer, shkak të siç thotë Mucunski, ndonjë barriere administrative.

“Ka një kategori të vogël të njerëzve të cilët fatkeqësisht për shkak të barrierave administrative, ata janë anëtarë të familjeve të “branitellave” të vdekur ose “branitella” që kanë pasur ndonjë formë të invaliditetit të cilët për shkak të barrierave administrative nuk kanë mundur t’i gëzojnë të drejtat që dalin nga ai ligj”, deklaroi Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button