Muhamed Zeqiri mbetet në paraburgim

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, mbetet në paraburgim. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit në Shkup pas seancës publike në të cilën Zeqiri ka shpjeguar se nuk ka ndërmend të largohet nga vendi. Gjykata ka sqaruar se garancia e ofruar nga Zekiri nuk është shqyrtuar fare, ndërsa paraburgim i është caktuar përkundër rrezikut për arratisje edhe për shkak të rrezikut për pengimin e hetimeve. Zeqiri në seancën publike tha se ka familje për t’u kujdesur dhe nuk i shkon mendja të ikë. Gjithashtu ka thënë se ka qenë në rrjedhë me parahetmin dhe i ka nënshkruar të gjithë dokumentet e kërkuara nga ai, ndërsa kur i është caktuar masa e paraburgimit, ka dhënë dorëheqje për të mos i penguar hetimet. Prokuroria e Krimit të Organizuar e dyshon për keqpërdorim të detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, për kryerjen e shërbimeve konsulente pa tender./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button