Mundet Barcelona, por ruan sërisht kreun

Raundi i 26-të i Euroleagës ka rezervuar mjaft befasi, ku spikat humbja 76-69 e Barcelonës në fushën e saj nga francezët e Villerban. Ndeshje e dobët e ekipit katalanas, që pavarësisht humbjes ruajnë kreun e renditjes. Një fitore larg Barçës janë rusët e CSKA Moskë dhe italianët e Armani Milano, që fituan në ndeshjet e fundit. CSKA mposhti në sekondat e fundit 75-74 grekët e Olympiakosit, ndërsa Armani Milano mundi 84-74 rusët e Khimkit. Në çerekfinalet të Euroligës shkojnë 8 skuadrat e para, ku aktualisht ndodhen: Real Madridi, Zeniti, Enadolu Efes dhe Fenerbah­çe.

Euroleague – Raundi i 26-të

Zenit st.Peterburg – Valencia Basket, 62-91

Olympiacos – CSKA Moskë, 74-75

Bayern Mynih – Maccabi Tel Aviv, 72-70

Armani Milano – Khimki Moskë, 84-74

Real Madrid – Zalgiris Kaunas, 70-58

Fenerbahce – Anadolu Efes, 74-106

Baskonia Gasteiz – Crvena Zvezda, 87-67

Alba Berlin – Panathinaikos, 74-65

Barcelona – Villeurbanne, 69-76

LEXO EDHE:

Back to top button