Mungesa e gjykatësve nuk do të plotësohet deri para fundvitit

Mungesa e gjykatësve nuk do të plotësohet deri para fundvitit

Gazetar: Adrian Kerimi

Të enjten Këshilli Gjyqësor do të vendos për nisjen e analizës në gjykatat e vendit për të verifikuar sa gjykatës mungojnë, shkruan Alsat.

Plotësimi i vendeve vakante nuk pritet para muajit dhjetor.

“Të enjten çdo koordinator i gjykatave do të obligohet të bëjë analizë të numrit të gjykatësve në çdo gjyq, në cilat materie gjykojnë dhe sa lëndë punohen. Mbi bazën e kësaj analize, Këshilli Gjyqësor do të merr qëndrim se si do të plotësohen vendet vakante në disa gjykata. Presim që mungesa të amortizohet në dhjetor kur do të zgjidhen 30 gjykatës të rinj”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

YouTube video

Të enjten pritet të vendoset edhe për konkursin e ri për kryetar të gjykatave. Zgjedhjen e ushtruesve të detyrave në gjykatat nga të cilat kryetarët dolën në pension, Këshilli Gjyqësor nuk arriti ta bëjë në seancën e fundit për shkak të pushimeve vjetore.

“Për shkak të shfrytëzimit të pushimit vjetor nga disa anëtarë të këshillit. Për një gjë të tillë do të vendoset gjatë javës, përkatësisht në seancën e thirrur ditën e enjte kur do të nënshkruhet konkursi për kryetar të gjykatave”, shprehen nga Këshilli Gjyqësor.

Por a ka gjykatës të cilët janë pensionuar, por akoma mbeten të kyçur në sistemin AKMIS. Për këtë Këshilli Gjyqësor thotë se duhet pyetur krerët e gjykatave.

“Kjo është çështje e kryetarëve të gjykatave. Të gjitha vendimet për pensionim i janë dërguar gjykatave. Këshilli Gjyqësor nuk posedon informacion se gjykatësit e pensionuar janë aktiv nëpër lëndë gjyqësore, por derisa ka diçka të tillë, duhet të prononcohen krerët e gjykatave”, theksojnë nga Këshilli Gjyqësor.

Bashkë me pensionimin e 42 gjykatësve u pensionuan edhe dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev gjykatës suprem dhe Zoran Teofilovski nga Gjykata e Apelit në Gostivar. Mbetet çështje e interpretimit kushtetues nëse me pensionimin e tyre nga pozitat gjykatësve, pushon edhe mandati i tyre si anëtarë të Këshillit Gjyqësor.

Ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski tha se ka një pan “B” për plotësimin e vendeve vakante nëpër gjykata. Sipas tij, plani është që në gjykatat ku ka vëllim të madh pune të delegohen gjykatës nga gjykatat me më pak lëndë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button