Murali i Messit në Tiranë bën jehonë në mediat ndërkombëtare

Njëra anë e konviktit për studentët e Mjekësisë në Tiranë është mbuluar nga muralja e Lionel Messit. “The Associated Press” shkruan se piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco, i cili është pjesë e “Tirana Mural Fest 2023” vendosi të bëjë portretin e idhullit të tij, Lionel Messi.

A woman takes a picture with her phone as Argentinian street artist Maximiliano Bagnasco stands on top of a crane as he is painting a mural with Argentinian soccer superstar Lionel Messi, in Tirana, Albania, on Monday, June 5, 2023. The 25×10 meters Messi’s mural part of the Tirana MuralFest 2023 will cover part of the building at a crossroad near main hospitals in Albania’s capital. (AP Photo/Llazar Semini)

Muralja me përmasa 25×10 metra e Messit me mjekër dhe i qeshur, i veshur me fanellën e kombëtares së Argjentinës me numrin 10, do të mbulojë një pjesë të një ndërtese në një kryqëzim pranë spitaleve në kryeqytet. Bagnasco ka pikturuar gjithashtu një mural të Diego Armando Maradona në Napoli, në Miami si dhe vende të tjera. Maradona fitoi një Kupë Bote me Argjentinën me fanellën nr. 10. Më pas ai udhëhoqi Napolin drejt dy titujve të parë të ligës italiane në 1987 dhe 1990 përpara se skuadra të fitonte titullin e tretë këtë sezon.

Dy ditë pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar, Bagnasco pikturoi një mural në Buenos Aires të Messit, ku talenti argjentinas shfaqej duke ngritur trofeun.

“Messi është lojtari më i mirë në botë për momentin”, tha Bagnasco, duke iu referuar futbollistit që tashmë ka vendosur të transferohet te Inter Miami në Major League Soccer. “Sot bota është një tifoze e Argjentinës për shkak të Messit.”

Helidon Haliti, piktori i cili është kuratori kryesor i “Mural Fest”, tha se Bagnasco ka krijuar edhe vepra të tjerë për konkursin. Kur u pyet se kush ishte heroi i tij, e cila ishte tema kryesore e “Mural Fest 2023”, ai u përgjigj menjëherë “Messi”.

Tirana është Qyteti Europian i Sporteve 2023 dhe ka zhvilluar e planifikuar shumë aktivitete sportive kontinentale. Shqiptarët e njohin shumë mirë Messin.

Bagnasco ka shijuar takimin dhe bisedën me shqiptarët vendas të veshur ose duke treguar fanellën e Messit dhe duke e përshëndetur atë.

“Argjentinasit janë me fat që kanë pasur Maradona dhe Messi në të njëjtën vend,” tha Bagnasco, duke treguar një tatuazh nr. 10 në parakrahun e tij të majtë.

LEXO EDHE:

Back to top button