Murinjo kalon Alegrin dhe vendos rekord të ri

AS Roma, pas fitores 2-0 ndaj Empolit, u ndal në pozitën e katërt tabelare me 15 pikë, pas 7 xhirove të para, me pesë fitore dhe dy humbje. Fitorja e Romës i ndihmoi Hoze Mourinjos që të thyente një rekord historik në Serie A. Portugezi tani është i pamposhtur në 42 ndeshje radhazi në Serie A në ndeshjet e luajtura në shtëpi, që është ecuria më e mirë e një trajneri në histori të Serie A në epokën e tre pikëve të fitoreve (që nga viti 1994/95)

Mourinjo kaloi rekordin e Masimiliano Alegrit, i cili kishte regjistruar 41 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi, të vendosur me skuadrën e Juventusit, nga shtatoti i vitit 2015, deri në shtator të vitit 2017.

58-vjeçari këtë ecuri e nisi në aventurën me Interit para shumë viteve më parë, gjersa tani pas rikthimit të tij sërish në Serie A, ‘Special One’ po vazhdon t’i thyejë rekordet aty ku i kishte lënë në gjysmë. (Foto:Romapress.ne)

LEXO EDHE:

Back to top button