Murinjo, lajme të mira në prag të sfidës së pare pas Botërorit

Sulmuesi argjentinas Paullo Diballa ka kënaqur trajnerin e Roma, Hoze Murinjon, duke u rikthyer në Itali më herët nga parashikimi. I shpallur kampion bote me Argjentinën 10 ditë më parë, ishte parashikuar që Dibala të rikthehej në Romë pas 31 dhjetorit, duke e vënë në dilemë praninë e tij në fushë për ndeshjen ndaj Bolonjas.

Gjithsesi, Dibala ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Romë dhe po sot pasdite do të jetë në dispozicion të trajnerit portugez, për stërvitjen e parë. Sulmuesi bëri disa ditë pushime pasi mbërriti në Argjentinë për festën e botërorit dhe tashmë ndodhet në Romë për të rinisur stërvitjen.

Mourinjo kishte kërkuar që të kishte sa më shpejt në dispozicion lojtarët që ishin në botëror dhe argjentinasi e ka kënaqur trajnerin e tij. Duket se trajneri do ta ketë në dispozicion Dibala për ndeshjen e 4 janarit, i cili gjatë botërorit nuk ka luajtur shumë, por realizoi një nga penalltitë vendimtare në finalen e fituar ndaj Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button