Murinjo: Portierët kishin të drejtë

Derisa skuadra e Totenham Hotspurs, po bënte përgatitjet e fundit për ndeshje, portierët anglez kanë zbuluar se porta ku po bënin përgatitjet, ishte më e vogël. Pas kësaj, trajneri Hoze Mourinjo ka njoftuar delegatin e ndeshjes, i cili edhe e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Kishte një situatë qesharake para ndeshjes. Portierët më thanë se portat janë të vogla. Ata e dinë sa duhet të jetë porta dhe kur nuk është në madhësinë e duhur. Ne e dinim se diçka nuk shkonte, kështu që njoftuam delegatin për ta kontrolluar. Portierët kishin të drejtë. Portat ishin pesë centimetra më të vogla. Ne dëshironim që ato të zëvendësoheshin,” tha pas ndeshjes Murinjo.

Totenhami mposhti Shkëndijën 3:1, për të kaluar në play Off të Ligës së Evropës, ku do të takohet me Makabin.  

LEXO EDHE:

Back to top button