Murinjo: Vetëm të një klub nuk pata mbështetjen e plotë

Trajneri portugez Hoze Murinjo ka drejtuar në Itali, Spanjë, Angli e natyrisht në vendlindjen e tij. duke bërë një rezume të karrierës së tij, ai ka folur për marrëdhënien që ka patur me klubet e ndryshme që ka drejtuar.

Murinjo tha se vetëm me skuadrën e Totenham nuk pati lidhjen e duhur. Ai mori drejtimin e skuadrës londineze në nëntor 2019 dhe u shkarkua para përfundimit të sezonit 2020-2021.

“Shpresoj që fjalët e mia të mos keqinterpretohen, por i vetmi klub në karrierën time për të cilin nuk kam ende një ndjenjë të thellë është Tottenham,” u tha Mourinjo gazetarëve.

 

“Ndoshta sepse gjatë periudhës që unë drejtova këtë klub, stadiumi ishte bosh për shkak të Covidt. Por edhe sepse presidenti Daniel Levy nuk më dha shumë. Në të gjitha klubet e tjera, ka pasur gjithmonë një lidhje solide, sepse njerëzit nuk janë budallenj”, tha trajenri portugez.

 

“Nuk ka të bëjë me fitoren apo humbjen. Tifozët e kuptojnë se unë luftoj për ta çdo ditë. Në këtë moment unë jam romanist dhe do të jem përgjithmonë i lidhur me Romën dhe klubet e tjera që kam drejtuar,” tha në fund Murinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button