Muriqi, futbollisti më i paguar nga Turqia në Seria A

Vedat Muriqi gjatë merkaos së verës kompletoi transferimin te Lazio nga Fenerbahçe, për një shumë prej 17.5 mln euro, plus bonuse. E përditshmja turke, “Miliyet” ka zbuluar detajet tjera të transferimit të sulmuesit kosovar te skuadra italiane.

Sipas të përditshmes turke, Muriqi e ka një pagë prej 2.2 milionë euro në vit te skuadra romake, që e bën sulmuesin Kosovar ndër futbollistët më të paguar nga Itali, prej atyre futbollistëve që vijnë nga futbolli elitar turk.

Kujtojmë se Muriqi hasi në disa vështirësi fillimisht, duke u infektuar me COVID-19, por që magjepsi italianët me debutimin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button