Musa Xhaferi në “Programi 200”, flet edhe për përplasjen me Talat Xhaferin

Musa Xhaferi në “Programi 200”, flet edhe për përplasjen me Talat Xhaferin

Musa Xhaferi në emisionin e sontëm “Programi 200”, i pyetur nga gazetarja Semra Musai për mundësinë që Talat Xhaferi të jetë anëtarë i kryesisë së BDI-së tha se edhe vetë Talat Xhaferi ka dilema rreth kësaj çështje.

Tani ka të drejtë ose nuk ka të drejtë zoti Talat Xhaferi të jetë pjesë e kryesisë, meqë edhe neni 50 i Statutit të BDi-së thotë se kryesia është organ politikë ekzekutivë dhe është organ vendimmarrës?

“Po është organ ekzekutiv. Unë besoj se edhe zoti Talat Ka dilema, edhe juristët. Por unë kam thënë se ne do ta shqyrtojmë…”, u përgjigj Xhaferi.

Ai ishte shumë i prerë, ai tha se nuk ka kushtetutë që ma ndalon të jem anëtarë i Kryesisë?

“Në Kushtetutë ka një paragraf, ku thuhet, megjithatë edhe zoti Talat Xhaferi thotë që mund të jetë anëtarë, por pa të drejtë vendimmarrje, pa të drejtë vote. Nëse kjo është dilema që të jetë anëtarë i kryesisë së BDI-së, pa të drejtë vendimmarrje, atëherë ç’kuptim ka”, deklaroi Talat Xhaferi, BDI. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button