Musk thotë se po humb miliarda dollarë çdo ditë

Musk thotë se po humb miliarda dollarë çdo ditë

Në muajt e fundit Musk ka paralajmëruar për largime nga puna.

Elon Musk tha se fabrikat e reja të Tesla në Gjermani dhe SHBA po humbasin miliarda dollarë për shkak të krizës së baterive dhe problemet me zinxhirin prodhues në Kinë.

Multi-miliarderi i quajtur fabrikat në Berlin, Austin dhe Teksas si furra parash. Kufizimet e Covid-19 në Kinë këtë vit përfshirë Shangai ku Tesla ka një fabrikë të madhe e ka bërë të vështirë për prodhuesit të operojnë.

Në muajt e fundit Musk ka paralajmëruar për largime nga puna.

“Po humbasim miliarda dollarë dhe kemi shpenzime të larta me thuajse aspak prodhim,” tha Musk.

Sipas tij giga-fabrikat e kanë pasur të vështirë të rrisin prodhimin që kur u hapën këtë vit. Autoritetet në Kinë imponuan kufizime të forta këtë vit në përgjigje të rritjes së infektimeve me Covid-19 prej të cilës u dëmtuan një mori industrish nga ajo financiare, tek prodhuese dhe transportuese.

Nga ana tjetër rivalët si BMW ka nisur ndërtimin e fabrikës 2.2 miliardë dollarëshe në qytetin verior Kinez Shenyang. Fabrika e cila është e trata do të rrisë prodhimin vjetor në vend nga 700 mijë në 830 mijë makina.

LEXO EDHE:

Back to top button