Naço Fernandez, gati të largohet nga La Liga drejt Premier Ligës

Naço Fernandez mund të kalojë në Premier Ligë. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Defensa Central’, skuadra e Volverhempton Vanderers ka vënë syrin te mbrojtësi i Real Madridit.

E ardhmja e Naço Fernandez në “Santiago Bernabeu” është e pasigurt. Kontrata e tij me “Mbretërit” skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Ndërsa ai i afrohet 300 ndeshjeve për “Los Blancos”, 32-vjeçari mund të ketë nevojë të ndryshojë ambient. Ekziston mundësia që mbrojtësi i majtë të ndryshojë klub në merkaton e ardhshme të janarit dhe veçanërisht Volverhemptoni po e ndjekin atë.

LEXO EDHE:

Back to top button