Nadal: Karriera më ka penguar të bëhem baba

Pas 15 vitesh bashkëjetesë, tenisti spanjoll Rafael Nadal vendosi të martohej me shoqen e tij të fëmijërisë Maria Franciska Perello. Gjithsesi, çifti ende nuk ka fëmijë dhe kjo duket se është për shkak të karrierës së Nadallit.

Njihemi që kur ishim të rinj. Unë e thërras shkurt Mery. Gjatë i flas vetëm kur zihemi dhe për fat kjo gjë ndodh shumë rrallë”, tha Nadal, fitues i 20 grand slam në karrierë.

Tenisti ka pranuar disa herë që dëshiron të bëhet baba vetëm pasi të përfundojë karrierën, e cila po zgjat më shumë se sa parashikimi.

Mendoja se kur të isha 30 vjeç nuk do të luaja më, por karriera u zgjat më shumë nga parashikimi, duke ndryshuar edhe planet familjare. Të shohim në të ardhmen”, tha Nadal.

LEXO EDHE:

Back to top button