Nadal mund holandezin Zandshlup dhe kompleton dyshet e çerekfinales

Janë përcaktuar të gjithë tenistët çerekfinalistë në turnuen Grand Slam të Uimbledon, për meshkuj. Spanjolli Rafael Nadal, mposhti 3-0 holandezin b.Van de Zandschlup (6-4, 6-2, 7-6) dhe përballë tij në çerekfinale do të jetë amerikani Tejlor Fritz, që mundi 3-0 australianin J. Kubler.

Çerekfinalja e fundit është ajo mes kilianit Kristian Garis dhe australianit Nik Kirgios. Kjo është hera e parë që këta dy tenistë përballen në çerekfinale. Për Garisin, kjo është hera e parë që shkon kaq larg në një turne të madh. Ai mundi 3-2 australianin A. De Minaur.

Ndërkohë Kirgios, i njohur si tenisti rebel, mposhti po 3-2 amerikanin B. Nakashima. Kirgios shihet si favorit për këtë turne që po zhvillohet në Londër.

Çerekfinale – Meshkuj

N.Gjokoviç – J.Sinner

D.Gofin – C.Norie

C.Garin – N.Kirgios

T.Fritz – R.Nadal

LEXO EDHE:

Back to top button