Nadal: Nuk kam dhimbje në mëngjes dhe eci më lehtë

Rafael Nadal rikthehet të luajë në sipërfaqje me bar pas tre vitesh dhe këtë do ta bëjë në një nga turnetë më të rëndësishëm, në mos më i rëndësishmi, Ëimbledon. Tenisti nga Mallorca vjen pas triumft në Roland Garros ku iu desh të luante nën efektin e gjilpërave për të mos ndjerë dhimbjet në këmbën e dëmtuar. Megjithatë, Nadal e fitoi për herë të 14-të Roland Garros dhe tashmë edhe pse do të jetë shumë më e vështirë do të provojë të triumfojë edhe në Ëimbledon. Një ditë para se të startojë turneu, Rafa shprehet se tashmë arrin të ecë normalisht dhe nuk ka më dhimbje kur zgjohet në mëngjes.

“Po e shijoj këtë periudhë, do të luaj në një fushë me bar pas tre viteve. Por, nëse jam këtu do të thotë se gjërat po shkojnë mirë, përndryshe nuk do të merrja fare pjesë. Nuk e di si do të shkojë, pasi ndoshta ky është turneu më i vështirë për t’u parashikuar. Është një sipërfaqje e cila kërkon që të kalosh sa më shumë kohë në të për t’u përshtatur, unë nuk luaj në një të tillë prej kohësh dhe kjo e komplikon. Jam stërvitur shumë dhe një mëngjes i kisha sytë shumë të lodhur, por më pas u stërvita mirë dhe pa ndjerë dhimbje,” u shpreh Nadal.

Tenisti spanjoll e nisi vitin me triumfin në Australian Open, vazhdoi me Roland Garros dhe tashmë kërkon Uimbëlldonin. Ndeshjen e parë, spanjolli e luan të martën ndaj argjentinasit Francisco Cerundolo.

LEXO EDHE:

Back to top button