Nadal: Pas disfatës “cincinnati” mendoj për “us open”

Nadal: Pas disfatës “cincinnati” mendoj për “us open”

Tenisti spanjoll Rafael Nadal beson se do të jetë gati për US Open që fillon më 29 gusht. Pas tërheqjes para gjysmëfinales së Wimbledonit për shkak të një dëmtimi në bark, Nadal u rikthye në fushën e Cincinnati dhe humbi nga Borna Çoriq në ndeshjen e parë. “Pas disfatës tashmë po shikoj përpara, unë e di rrugën. Gjëja kryesore për mua është të jem i shëndetshëm”, tha Nadal, i cili fitoi titullin e tij të vetëm në 2013. Nga ana tjetër, Nadal ka festuar katër herë në Nju Jork. Hera e fundit që Rafael Nadal festoi në Nju Jork ishte në vitin 2019, kur mposhti në finale Danilo Medvedev. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button