Nagellsman: Ata janë të rrezikshëm edhe pa Mesin, por ne jemi gati

Bajern Munihu do të kthehet të luajë ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve dhe kjo është përballja e pare, pas fitores me shifrat 8-2, dy sezone më parë. Në konferencë për mediet foli trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsman.

“Bajern është në tre klubet e para në Europë. Sigurisht që është trofeu më i dëshiruar në futbollin e klubeve europiane. Mendoj se të gjithë lojtarët duan ta fitojnë sërish Ligën e Kampionëve. E njëjta gjë vlen edhe për mua, natyrisht. Barcelona me siguri nuk e ka ekstravagancën që kishte Lionel Mesi, por ata kanë lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Ne jemi të përgatitur për gjithçka. Mendoj se ata nuk janë shumë keq. Normalisht ne duam të shënojmë më shumë e të fitojmë,” tha mes tjerash Nagellsman.

Sipas trajnerit të bavarezëve, Gnabry do të jetë me ekipin, Tolisso jo. Koman nuk është në gjendje për ta nisur nga fillimi, ndërsa sa i takon Levandovskit, gjërat duken mirë përsëri. Sfida Barcelona-Bajern MUnih, do të zhvillohet të martën në orën 21.00, në stadiumin “Kamp Nou”.

LEXO EDHE:

Back to top button