Nagelsmani ka zgjidhje edhe për shpejtësinë e Kilian Mbape-s

Bajern Munihun nuk e tremb Kilian Mbape. Kampionët e Gjermanisë do të përballën me PSZH-në të mërkurën. Në lojë është kalimi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët fituan 0-1 takimin e luajtur në “Parc des Princes”. Tani është radha të sfidohen sërish me kampionët e Francës, këtë radhë përpara tifozëve të tyre. Mbape është rreziku kryesor, por Julian Nagelsmann e ka një plan për ta ndalur.

“Upamekano do të na ndihmojë me shpejtësinë e tij kundër Mbapes”, deklaroi trajneri i Bajernit.

Dajot Upamekano është kthyer në liderin e mbrojtjes së Bajernit. 24-vjeçari ka një mision të vështirë. Por atë e ndihmon fakti që e njeh mirë Mbape, pasi luajnë së bashku te kombëtarja e Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button