Napoli-Juventus, derbi i xhiros së tretë në Serie A

Serie A do të rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tretë të sezonit të ri 2021/22.
Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të jetë ajo mes Napolit dhe Juventus, ku ky i fundit do të kërkoj me çdo kusht këndelljen dhe të sigurojë fitoren e parë këtë sezon, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe Atalanta me Fiorentinan, skuadra të cilat i ndanë një pikë dhe një vend në tabelë.

Pas dy xhirosh, në vend të parë në tabelë gjendet Lazio me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe skuadrat e tjera si Roma, Interi, Milani dhe Napoli.

Programin e plotë të ndeshjeve në Serie A e gjeni më poshtë.
15:00 Empoli – Venezia (Stadiumi Carlo Castellani)
18:00 Napoli – Juventus (Stadiumi Diego Armando Maradona)
20:45 Atalanta – Fiorentina (Stadiumi Geëiss)

LEXO EDHE:

Back to top button