NASA formoi një ekip për të studiuar UFO-t

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka formuar një ekip të pavarur kërkimor që sot fillon të hetojë objekte fluturuese misterioze të paidentifikuara.

Hulumtimi do të zgjasë 9 muaj dhe do të vendosë bazat për kërkime të ardhshme mbi natyrën e UFO-ve. Qëllimi kryesor i grupit është të rekomandojë një rrugë për analizimin e të dhënave për UFO-t e mundshëm, duke u fokusuar ekskluzivisht në të dhëna të paklasifikuara. Pas përfundimit të hulumtimit, raporti i plotë do të publikohet në mesin e vitit 2023.

“Të kuptuarit e të dhënave që kemi për UFO-t është kritike për të na ndihmuar të nxjerrim përfundime shkencore për atë që po ndodh në qiellin tonë. Të dhënat janë gjuha e shkencëtarëve dhe e bëjnë të pashpjegueshmen të shpjegueshme”, tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar për Drejtorinë e Misionit të Shkencës në selinë e NASA-s në Uashington.Zyrtari i NASA-s i ngarkuar për kryerjen e hulumtimit është Daniel Evans.

“NASA ka mbledhur disa nga shkencëtarët dhe ekspertët kryesorë në botë, dhe ata do të na tregojnë se si të fokusojmë shkencën dhe të dhënat e UFO-ve”, tha Evans.

LEXO EDHE:

Back to top button