Naser Zyberi akoma ëndërron të bëhet kryeministër

Naser Zyberi akoma ëndërron të bëhet kryeministër

Sonte në Programi 200, në Alsat M, i ftuar ishte Avokati i Popullit, Naser Zyberi. I pyetur nga gazetarja Semra Musai se a ëndërron akoma të bëhet kryeministër, Zyberi tha kjo është një marrëveshje mes partive politike që janë në pushtet dhe beson se е njejta do të respektohet.

“Imazhi i kryeministrit të parë besoj se ka lënë mbresa te të gjithë qytetarët dhe ky është padyshim një kuriozitet për të gjithë. Besoj se ky premtim nuk është një premtim i harruar, besoj se do të respektohet marrëveshja mes dy subjekteve kryesore të qeverisë dhe në tre muajt e fundit do të realizohet e njëjta gjë, përndryshe ish-lideri i LSDM-së e konfirmoi personalisht se kjo është marrëveshja dhe se një premtim i tillë është për shqiptarët të bëhet realitet“ tha Naser Zyberi, Avokat i Popullit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button