NBA firmos kontratën e re për 75 miliard dollar!

Drejtuesit e NBA-së janë të gatshëm të firmosin kontratën e re për të drejtat televizive, e cila do të kap shifrat prej 75 miliard dollarëve. Shuma do të “konsumohet” brenda tri viteve, duke filluar nga sezoni 2024/25.

Nëse marrëveshja firmoset, kjo do të thot se NBA do të merr 3 herë më shumë në karahasim me marrëveshjen e fundit, ku arkëtoi “vetëm” 24 miliard dollar.

Kjo rritje e të drejtave televizive, do të ketë një impakt ndaj kufizimit të pagave të basketbollistëve, nga e cila bazohet të ardhurat e përgjithshme nga basketbolli. Njëkohësisht ky është lajmi i mirë për basketbollistët, dhe yjet e mëdha, të cilat së shpejti mund të kalojnë barrierën e 300 milion dollarëve gjatë firmosjes së kontratave të reja.

LEXO EDHE:

Back to top button